BBC: Lichtsteiner ia sheh sherrin shqiponjës

PUBLIKUAR

Gazetari i BBC Sport, Richard Conway, ka bërë të ditur se FIFA ka hapur procedurë disiplinore edhe kundër Stephen Lichtsteiner.

Pasi u raportua se FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës për festimin e golave duke bërë shqiponjën në fitoren 2-1 të Zvicrës kundër Serbisë, një gjë e tillë është bërë edhe për Stephen Lichtsteinerin.

Mbrojtësi i ri i Arsenalit, i emocionuar për golin e Shaqirit në fund të ndeshjes, iu bashkua festës së shqiptarëve duke bërë edhe ai shqiponjën, por duket se kjo do t’i kushtojë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i BBC Sport, Richard Conway, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“FIFA ka hapur procedurë disiplinore edhe për Lichtsteinerin për të njëjtën arsye, për mënyrën e festimit të golit”, shkruan ai në Twitter.

Conway gjithashtu ka thënë se “Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurë disiplinore edhe kundër Presidentit të Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza, gjithashtu edhe për trajnerin e Përfaqësueses, Mladen Krstajic për deklaratat pas ndeshjes”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...