Beckham: Ja çka mësova në Milan

PUBLIKUAR

Davide Beckham tregon se ai ka mësuar rëndësinë e historisë sa ishte pjesë e Milanit.

Beckham luajti për Milanin gjatë vitit 2009 dhe 2010, si i huazuar nga LA Galaxy. Ai bëri 29 paraqitje dhe shënoi dy gola për ekipin italian, transmeton Gazeta Express.

Ish-mesfushori anglez ka rikujtuar atmosferën speciale në Milan.

“E dini se çka kam mësuar në Milan? Rëndësinë e historisë, e cila shkon përtej asaj që mund ta prekësh me dorë”, tha ai për Corriera della Sera.

“Milanello, qendra stërvitore, nuk ishte më e avancuara në botë në bazë të infrastrukturës. Ishte shumë e mirë, por aty nuk kishte diçka të atillë si ‘fiksim shkencor’, por e dija që nga dita e parë se isha duke thithur një histori të një klubi të madh”.

“Historia është një vlerë, nuk mund ta shohësh, por mund ta ndjesh. Krijon një atmosferë speciale. Qëndroja tërë ditën në Milanello, nga mëngjesi deri në gjashtë të mbrëmjes”.

“Ishte një vend special, po ashtu edhe njerëzit që punonin aty. Ajo eksperiencë më mësoi një leksion tjetër të futbollit, autencitetin”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...