Ahmeti premton mbështetje për nxënësit e gjimnazit “ Ulpiana”

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në zyrën e tij, nxënësit e gjimnazit “ Ulpiana” në Lipjan, të cilët janë fitues të garave rajonale në volejboll dhe futboll të organizuara ditëve të fundit në Ferizaj.
Në këtë rast, kryetari Ahmeti, i ka uruar nxënësit e gjimnazit “ Ulpiana”, për suksesin e arritur, duke shpresuar të sjellin fitore edhe në garat republikane, në të njëjtën kohë, kryetari Ahmeti, gjimnazistëve lipjanas ju ka premtuar mbështetje institucionale nga ana e komunës.
Ndryshe, në garat e organizuara në volejboll dhe futboll , kategoria e meshkujve, është renditur në vendin e parë, ndërsa ajo e femrave në vend të dytë në volejboll.
Garat do të vazhdojnë me 30 maj 2015 në nivel republikan, njofton komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...