“Messi dhe Ronaldo mund ta fitojnë Botërorin të vetëm”

PUBLIKUAR

Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer, ka zgjedhur favoritët e tij të cilët mund ta fitojnë Botërorin.

Edhe pse Argjentina dhe Portugalia nuk shihen si favoritë, ai beson se ndikimi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mund t’i qojë drejt fitores.

I pyetur nga Goal se kush është favorit për ta fituar titullin e Botërorit, lojtari i Sevillas u përgjigj: “Në këtë moment është e vështirë të zgjedhësh vetëm një. E shoh Spanjën, Francën, Gjermaninë dhe Brazilin si favoritët kryesorë”, tha Kjaer, transmeton Gazeta Express.

“Messi dhe Ronaldo janë jashtëtokësorë sipas opinionit tim, dhe mbi të gjithë të tjerët në botën e futbollit”, vazhdoi danezi.

“Kam luajtur kundër tyre nga afër në stinorin e kaluar në LaLiga, dhe që të dy mund të fitojnë titullin për vendet e tyre”.

Ndërkohë, Kjaer shpreson se Danimarka pas 16 ndeshjeve pa humbje do të vazhdojë të tregojë formë të mirë edhe në Rusi, pas fitores së parë kundër Perusë me rezultat 1-0 në fazën e grupeve. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...