Napoli apo Chelsea, Seri preferon Premierligën

PUBLIKUAR

Napoli dhe Chelsea janë duke “luftuar” për Serin

Agjenti i Jean-Micheal Serit do të udhëtojë në Itali për të biseduar me Napolin, për një transferim të mundshëm në Serinë A, raportojnë mediat italiane.

Lojtari po kërkohet edhe nga Chelsea dhe mediat raportojnë se ai preferon Premierligën para Ligës së Italisë.

Raportohet se “Blutë e Londrës” nuk do të reagojnë deri të qartësohet situata e trajnerit, pasi ende nuk është larguar Antonio Conte, teksa flitet se Maurizio Sarri do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...