Pacientët kosovarë ua shohin sherrin procedurave tenderuese

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari Imri Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e KFF “Ulpiana 1992″

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit...

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan, njësia për deminim e KFOR’it bën tërheqjen e tij

Një burrë në Lipjan ka gjetur në oborrin e tij një mjet të dyshuar...

Institucionet publike shëndetësore, në Kosovë, që nga pas lufta nuk kanë arritur që 100 për qind ta bëjnë furnizimin me barna nga Lista Esenciale. Me mungesa të ilaçeve, pacientët kosovarë ballafaqohen çdo ditë. Madje në QKUK e në spitalet e tjera rajonale shpeshherë mungojnë edhe penjtë e dorëzat për operime. Megjithëkëtë, sipas zyrtarëve të SHSKUK’së, furnizimi me barna në spitalet tona është stabil. Furnizimin me barna esenciale spitalet aktualisht e kanë mbi 60 për qind, ndërkohë që me material shpenzues, furnizimi arrin deri në 50 për qind në të gjitha institucionet publike të kujdesit dytësor dhe tercial.

Për t’iu nënshtruar një operacioni, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pacientët shumë gjera duhet që t’i blejnë vetë. Madje edhe ato  më bazike. Dorezat, penjtë, shiringa e gjëra të tjera po blihen nga vetë pacientët tanë. Kështu ka vepruar edhe Valdet Dobruna,  i cili e kishte të shtrirë nënën e tij në njërën nga klinikat e QKUK’së.

“Po i blejmë të gjitha vet. Dorëza bleva. Këto nuk mi dhanë mjekët me recetë por më thanë shko në barnatore se nuk kemi. Edhe disa ilaçe u desht ble”, thotë Valdeti.
Se ka mungesa të penjve e ilaçeve esenciale në QKUK e ka thënë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.

“Në pritje të nisjes të operacionit në klinikën e Neurokirurgjisë. Mungojnë e blehen nga pacientët shiringa,dorezat, gazat, penjtë, e shumë gjëra bazike. Të vetmen gjë po ua ofrojmë shërbimet, ekspertizën tonë dhe ndonjëherë ndonjë fjalë të mira e buzëqeshje”, ka deklaruar ai.

Por krahas kësaj, në QKUK gjatë javës së kaluar janë vrenjtur mungesa të mëdha të barnave. Zyrtarë të këtij institucioni shëndetësor por edhe të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se problemet kanë të bëjnë me kontratat e operatorëve, që i ka refuzuar Ministria e Shëndetësisë për shkak të çmimeve të larta.

Shemsi Vesli, anëtar i Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovë, tha për Express se brenda QKUK-së, ende vazhdon të ketë mungesa të barnave në klinika ku trajtohen pacientët.

“Tash për tash situata është ma e relaksuar sa i përket furnizimit me barna. Por sa i përket së kaluarës, faji nuk ka qenë tek SHSKUK’ja. Krejt tenderët i udhëheqin Ministria e Shëndetësisë, zyra e Prokurimit.  Deri te vonesat kemi ardh për disa faktorë. Njëri nga faktorët janë rregullimet në udhëzimet administrative. Kontratat aktuale nuk janë përcjellë në mënyrë të vëmendshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë skadu kontratat, andaj është dashtë të bëhet procedurë e re e tenderimit”, thotë Veseli.

Por ai tregon se deri në javën e kaluar përqindja me furnizim me barna të Listës Esenciale ka qenë 40 për qind. Ai ka potencuar edhe faktin se problematike mbetet çështja e procedurave të tenderimit për furnizim me barna e që i le spitalet pa furnizim të duhur.

“Tash ka fillu që të normalizohet furnizimi. Ka shembuj kur kemi mbetur edhe pa anestezion. Por tash spitalet e përgjithshme dhe QKUK’ja për brenda tre muajve ka rezerva. Normalisht që kemi nevojë edhe për artikuj të tjerë. Po shpresojmë që më nuk do të kemi këso lloj krizash. Unë po flas për periudhën në të cilën ka qenë kriza, lista esenciale ka qenë 40 % ka pasur ilaçe e 60 nuk ka pasur. Mirëpo para një jave ka fillu furnizimi, kjo përqindje ka fillu që me u përmirësua”, thotë Veseli. Por, për përqindje më të lartë të furnizimit me barna nga Lista Esenciale flasin nga zyra e drejtorit të SHKUK’së, Basri Sejdiut.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës (SHSKUK), ju njofton se ka filluar ndjeshëm të përmirësohet furnizimi me barna dhe material shpenzues. Në bazë të raporteve nga Shërbimi Farmaceutik QKUK, barnatorja qendrore e QKUK-së, ka arritur në 68% furnizimin me barna dhe 52% me material shpenzues”, thonë nga QKUK’ja.

Sipas tyre,  ditëve vijuese të ketë përmirësime edhe më të mëdha sa i përket furnizimit me barna dhe me material shpenzues.

Sidoqoftë, prej buxhetit të përgjithshëm për shëndetësi, rreth 21 milionë euro në vit ndahen për buxhetin e nevojshëm për barna dhe material shpenzues në Kosovë. Lista esenciale me barna, asnjëherë nuk ka arritur të përmbushet në tërësi që nga paslufta e fundit në Kosovë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kryetari Imri Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e KFF “Ulpiana 1992″

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...