“Ronaldo si vera, vitet kalojnë ai bëhet më i mirë”

PUBLIKUAR

Pasi ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para në Botëror, trajneri i Portugalisë u shfaq tejet i lumtur pas takimit me Marokun.

Sërish lojtari i ndeshjes ishte padyshim Cristiano Ronaldo, që shënoi golin e katërt në 2 takimet e para.

Trajneri Santos tha fjalë të mëdha pas ndeshjes për sulmuesin e Real Madridit.

“Ai është si vera, vitet kalojnë dhe ai bëhet më i mirë”, tha Santos, i cili me shaka u shpreh edhe se Ronaldo është një trajner i madh.

“Ai e di si të përsos kualitetin dhe moshën e tij më së miri. Ai po evoluon vazhdimisht në kundërshtim me lojtarët tjerë”.

“Ai e njeh vetën dhe e di se çfarë mund të bëjë. Ajo që ai po bën tani, nuk është ajo që ka bërë tre apo katër vite më parë”, shtoi Santos. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...