“Argjentina është dashur ta thërriste Icardin në Botëror”

PUBLIKUAR

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka bërë një gabim duke lënë Mauro Icardin jashtë skuadrës së tij për Kampionatin Botëror, sipas Jaiver Zanettit.

Icardi përfundoi stinorin në Serie A me 29 golla, mirëpo mbeti jashtë skuadrës së Argjentinës për Kampionatin Botëror, transmeton Gazeta Express.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Interin, Icardi ka bërë vetëm katër paraqitje me Kombëtaren e tij, ndërsa Zanetti beson se sulmuesi i Interit do të ketë shanse të tjera në vitet e ardhshme.

“Mauro Icardi e ka merituar një mundësi për atë që ka bërë dhe që vazhdon ta bëjë. Do të doja që Icardi të ishte në Rusi”, tha Zanetti.
“Ai është shumë i ri dhe ka një të ardhme përpara tij. Ai do të ketë mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës së Argjentinës”, vazhdoi legjenda e Interit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...