Ylli i Interit te gjiganti i Premierligës për rreth 35 milionë euro

PUBLIKUAR

Tottenhami ka shprehur interesim të madh për Joao Marion, me Interin që synon t’i rikuperojë 32 deri në 35 milionë euro nga shitja e tij.

Mario, i cili momentalisht është me ekipin kombëtar të Portugalisë në Kupën e Botës, e kaloi pjesën e dytë të sezonin që lamë pas në Premierligë te West Hami, transmeton Gazeta Express.

Para dy javësh, mesfushori portugez deklaroi se nuk kthehet dot në Itali, duke ia bërë të qartë Interit se dëshiron të luajë në një kampionat tjetër.

Mario mbërriti në Interi verën e 2016-s për 45 milionë euro, pasi shkëlqeu në triumfin e Portugalisë në Kampionatin Evropian Euro 2016.

Tottenhami, që është në kontakte të vazhdueshme me drejtorin sportiv të Interit, Ausilion, për Mousa Dembelen, është duke e vëzhguar nga afër Joao Marion. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...