Botërori vazhdon me këto 3 ndeshje, Januzaj gati për debutim në Rusi

PUBLIKUAR

Suedi – Korea e Jugut e vlefshme për Grupin F dhe Belgjikë e Panama si dhe Tunizi e Angli të vlefshme për Grupin G, këto janë ndeshjet që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Dita nis me ndeshjen Suedi – Kore e Jugut nga ora 14:00 për grupin F, aty ku Gjermania i ka shkaktuar vetës telashe duke pësuar humbje në takimin e parë, 0-1 nga Meksika.

Më pas adhuruesit e futbollit do të kenë mundësinë që të shohin në fushë yje të futbollit, si Hazard e De Bruyne, kur Belgjika të përballet me Panamanë nga ora 17:00 dhe pas Shaqirit, Xhakës, Behramit e Xhemailit, në fushë pritet të zbresë një tjetër shqiptar, Adnan Januzaj.

Gjithçka mbyllet me “Tre Luanët”. Anglia përballet me Tunizinë në ora 20:00.

Nesër, nga ora 14:00 përballen Kolumbi – Japoni dhe nga 17:00 Poloni – Senegal, për t’i dhënë fund ndeshjeve të para në Rusi.

Dhe në ora 20:00, nis beteja për sfidat e dyta në Grupe, Egjipti përballet me Rusinë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...