Synimi i Barcelonës, Miralem Pjanic, i ka pëlqyer dy postime në Instagram, të cilat kishin të bënin me transferimin e tij të mundshëm në “Camp Nou”.
Është raportuar edhe më parë se Barcelona dëshiron ta transferojë mesfushorin boshnjak të Juventusit këtë verë, interesim për të cilin kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Manchester City, transmeton Gazeta Express.Derisa mediat spekulojnë për një kalim të mundshëm të tij në “Camp Nou”, vetë Pjanic së fundmi i ka pëlqyer dy postime në Instagram që kishin të bënin me kalimin e tij në Barcelonë./Express/