Pique reagon në “Twitter” për vendimin e Griezmannit që të qëndrojë te Atletico

PUBLIKUAR

Pique e ka marrë me qetësi vendimin e Griezmannit që të qëndrojë te Atletico Madridi.

Antoine Griezmann ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në rrjetin social “Twitter” se do të qëndrojë te Atletico Madridi, duke dëshpëruar Barcelonën – skuadër që insistonte për shërbimet e francezit.

Pas vendimit të Griezmannit për të qëndruar te Atletico, ka reaguar Gerrard Pique i Barcelonës, i cili ka bërë një postim në “Twitter”.

“Një tjetër mënyrë për të parë jetën e futbollistëve dhe dyshimet e tyre për të marrë vendime më të rëndësishme të karrierës së tyre. Faleminderit ekipit (Kosmos_Studios) dhe sidomos Griezmannit për këto javë të fundit. Keni vendosur që të qëndroni te Atletico dhe shpresoj që të bëni sezon fantastik”, shkroi Pique. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...