Sipas Manchester Evening News, madrilenët i kanë ndarë 100 milionë funte (113 milionë euro) për portierin spanjoll.
Portieri i Manchester United është një synim i kahmotshëm për Madridin, të cilët po shikojnë mundësitë për të larguar Keylor Navasin nga porta këtë verë.
Me kontratën e tij që skadon më 2020, De Gea duket se nuk është i interesuar për të nënshkruar kontratë të re me “Djajtë e kuq” dhe pritet që portieri spanjoll të kalojë në Real Madrid! /GazetaExpress/


