Zyrtare: Legjendari Xavi largohet nga Barcelona (Video)

PUBLIKUAR

Legjenda e Katalunisë dhe Barcelonës, Xavi Hernandez ka zyrtarizuar largimin e tij nga klubi amë.

Në një konferencë për shtyp të organizuar, mesfushori spanjoll i cili ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me klubin por edhe me Kombëtaren ka treguar se ka ardhur koha për ta lënë Barcelonën.

Ai pas përfundimit të sezonit do të largohet për tu transferuar tek skuadra nga Katari, Al- Sadd.

“Jam këtu për të bërë të ditur se do të largohem nga klubi në fund të këtij sezoni. Vendimi është përfundimtar dhe i vështirë”, tha ai.

“Klubi më ka ofruar vazhdimin e kontratës, ofertë të mirë, por tashmë kam vendosur. Mendoj se është koha të largohem tani. Do të vazhdoj të luaj në Al-Sadd që është një sfidë interesante”, deklaroi Xavi.

Ai ka bërë debutimin e tij në sezonin 1998/99, në një takim përballë Mallorcës ndërsa gjithsej ka luajtur në 739 takime me Barcelonën, ku ka shënuar 84 gola dhe ka dhuruar 163 asistime, transmeton Telegrafi.

Gjatë karrierës së tij të bujshme si lojtar i Barcelonës, Xavi ka fituar tetë herë titullin në La Liga, dy herë Kupën e Mbretit, gjashtë herë superkupën spanjolle, tri Liga të Kampionëve, tri Kupa të Botës për klube dhe dy superkupa të Evropës.

Ndërsa sa i përket Kombëtares spanjolle, Xavi ka triumfuar në dy kampionate evropiane dhe në një Kupë të Botës. /Telegrafi/

 

Debutimi i Xavit me fanellën e Barcelonës

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...