Manchester Unitedi nuk është më i interesuar në transferimin e Tottenhamit dhe Anglisë, mbrojtësin e majtë Danny Rose.
Mirror raporton se trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ia ka bërë me dije nënkryetarit të klubit, Ed Woodward, se është i lumtur me lojtarët që i ka në dispozicion dhe se blerja e Rose, 27-vjeçar, nuk është më prioritet, transmeton Gazeta Express.
Momentalisht Unitedi i ka Ashley Young dhe Luke Shaw në krahun e majtë, si dhe blerjen e re nga Porto, Diogo Dalot. /Express/


