Messi: Momentet që i përjeton si fëmijë s’mund t’i ndryshojë as goli e as fama

PUBLIKUAR

Lionel Messi është ylli i një artikulli në revistën speciale “El Patriota”, e publikuar nga gazeta argjentinase “La Nacion” për ta festuar nisjen e Kupës së Botës në Rusi.

Ylli i Barcelonës flet për gjithçka në këtë artikull, i cili është shkruar në vetën e parë, nga fëmijëria e tij, te Kupa e Botës dhe te ftesat e hershme për të luajtur për Argjentinën, transmeton Gazeta Express.

Në artikull, mes tjerash, Messi mban mend: “Në Rosario jam ndier fëmijë si gjithë fëmijët e lagjes. Roasio është vendi ku jam lindur, ku kam pasur disa momente madhështore si fëmijë. Momentet që i përjeton si fëmijë nuk mund të ndryshohen nga një gol apo fama”.

Ai ka folur edhe për pyetjet që iu bëhen shpesh, sidomos për theksin spanjoll, pasi jeton në Spanjë që prej moshës 13-vjeçare, kur edhe iu bashkua akademisë së Barcelonës, La Masia.

“Argjentina është vendi im, familja ime, dhe mënyra sesi e shprehi veten time. Më pyesin pse nuk më ka mbetur theksi spanjoll dhe unë iu them se është e thjeshtë: nuk dua të më mbetet sepse nuk dua ta humbas identitetin tim si argjentinas”, insiston Messi.

Ai shton: “[Argjentina] është vendi ku dua të kthehem. Nuk e di kur. Nëse më pyesni ku dua të jem, gjithmonë do të them në Rosario. Jam i lumtur kur jam pranë njerëzve të mi”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...