E ardhmja e Raheem Sterling në Manchester City duket gjithnjë e më e pasigurt pasi sot në mëngjes ka dështuar marrëveshja mes tij dhe klubit për kontratën e re afatgjate.
Sky Sport ka mësuar se mes dy palëve ka dallime të theksuara rreth pagës së lojtarit dhe se në këtë fazë nuk janë planifikuar negociata të reja, transmeton Gazeta Express.
Anësori 23-vjeçar do t’i bashkohet shokëve të ekipit kombëtar të Anglisë në aeroplan për në Rusi sot pasdite, pasi e gëzoi sezonin më të mirë deri më sot, duke i shënuar 23 gola në të gjitha garat për kampionin e Premierligës.
City shpresonte se një marrëveshje e re do të mundë të finalizohej para Kupës së Botës, për ta mbajtur Sterlingung në klub të paktën deri më 2022.
Megjithatë, Sky raporton se City është takuar në dy raste me përfaqësuesit e Sterling që prej se përfundoi sezoni më 6 maj.
Por, palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth pagës së lojtarit. /Gazeta Express/


