David de Gea ka theksuar se Spanja e ka studiuar shumë mirë Cristiano Ronaldon para ndeshjes së saj hapëse kundër Portugalisë në Kupën e Botës këtë javë.
Derisa Spanja po përgatitet për t’u përballur me Portugalinë në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës, numri një i portës së saj, De Gea, nënvizoi se “Furia e Kuqe” i ka bërë detyrat e shtëpisë për njeriun e rrezikshëm, Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.
Ai beson se ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme.
“Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme dhe për më tepër kur luhet kundër një rivali të fortë dhe komplikuar si Portugalia”, tha De Gea.
Ai thotë se të gjithë e dinë se Cristiano është ndër më të mirët në botë.
“Cristiano Ronaldon e kemi studiuar mirë, dhe të gjithë e dinë se ai është ndër më të mirët në botë”, shtoi ai.
“Pas tij qëndron një ekip i madh, ata janë kampionë të Evropës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi ai. /Gazeta Express/


