Fillojnë pushimet e nxehta për Eleni Fourieran

PUBLIKUAR

Eleni Fouriera është një ndër emrat më të përfolur të shoubizit shqiptar.

Bukuroshja u rendit si e dyta në festivalin muzikor evropian i njohur si Eurovision, ku për të cilën gjë mori shumë urime dhe përgëzime.

Madje, edhe presidenti i Qipros i dhuroi një dekoratë në formë mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz të qipriotëve në këtë ngjarje madhore.

E duket se i kishte ardhur rendi edhe pushimeve pas angazhimeve të mëdha rreth festivalit dhe takimeve protokollare.

Ajo ka publikuar së fundi disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pushuar.

Bukuroshja, e cila mori epitetin edhe të Shakirës së Qipros, shfaqet tejet seksi dhe joshëse teksa pozon në bikini të zi.

Ndryshe, Eleni ka paralajmëruar edhe disa projekte të reja muzikore si dhe disa koncerte anembanë globit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...

Momenti i sikletshëm i Kidës në dasmën e saj, këngëtarja përjeton një situatë të papritur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i dha fund beqarisë mbrëmjen e kaluar, duke kurorëzuar...