Xherdan Shaqiri në Liverpool pas Kupës së Botës

PUBLIKUAR

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, më shumë gjasë do të jetë lojtar i Liverpoolit pas përfundimit të Botërorit Rusia 2018, sipas mediave angleze.

Mirror raporton se Liverpooli do të tentojë ta transferojë mesfushorin e Stoke City, Xherdan Shaqiri, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës muajin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, edhe përfaqësuesi zviceran është i gatshëm t’i bashkohet “Të kuqve”.

Gjiganti nga Premierliga pritet ta transferojë 26-vjeçarin nëse Stoke, që tani do të bëjë gara në një nivel më të ulët të futbollit anglez, tregohet i arsyeshëm në kërkesat e tij.

Megjithatë, Shaqiri nuk konsiderohet si alternativë e Nabil Fekir, transferimi i të cilit në “Anfield” mund të mos jetë plotësisht i pamundur, pasi Lyon po kërkon rrugë për ta ringjallur shitjen e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...