Barcelona e shfrytëzon interesimin e Tottehamit për Rafinhan për ta rrëmbyer Eriksenin

PUBLIKUAR

Barcelona mund ta shfrytëzojë interesimin e Tottenhamit në Rafinhan për ta siguruar transferimin e Christian Eriksenit, sipas Sport.

Rafinha e kaloi pjesën e dytë të sezonin të kaluar si i huazuar te Interi, por gjiganti i Serie A nuk e ka aktivizuar opsionin për ta blerë mesfushorin për 35 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Rafinha nuk është pjesë e planeve të Barçës, prandaj katalonasit mund ta shfrytëzojnë interesimin e madh të Mauricio Pochettinos për Rafinhan dhe ta përfshijnë atë në një marrëveshje të mundshme për ta blerë Eriksenin.

Barcelona tani është në kërkim të një lojtar që mund ta plotësojë boshllëkun e lënë nga largimi i Andres Iniestas këtë verë, dhe mesfushori danez shihet si zëvendësues ideal i spanjollit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...