Liverpool i ka intensifikuar kërkimet për portier të ri, me Alisson Becker dhe Jan Oblak ndër objektivat kryesore, raportojnë mediat angleze.
Spias “Mirror”, Liverpool vazhdon interesimin për portierin e Romës tash e disa muaj. Megjithatë, shuma që kërkon Roma mund të jetë pengesë për të arritur marrëveshje, transmeton Gazeta Express.
Oblak mund të jetë një investim i mirë shkruan “Mirror”, pas paraqitjeve mbresëlënëse me Atletico Madridin./Gazeta Express/


