Guardiola: Kurrë më në Barcelonë!

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk do ta drejtojë më kurrë Barcelonën.

Ai ka thënë se ka ndryshuar nga koha kur ishte trajner i Barçës dhe se kjo e fundit ka ndryshuar po ashtu, transmeton Gazeta Express.

“Si trajner, ka marrë fund më Barçën, sepse nuk jam më i njëjti, as ata nuk duken të jenë të njëjtë”, ka thënë Guardiola për TV3, transmeton Gazeta Express.

Ai ka theksuar se në vitin 2008 ka qenë në një moshë fantastike gjatë të cilës e ka pushtuar botën e futbollit me, siç insistoi, lojtarë të jashtëzakonshëm dhe gjeneratë brutale me në krye futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin.

I pyetur nëse do të konkurronte për president, Pep ka thënë: “President? Jo, jam trajner dhe jam i mirë në këtë punë, nuk mund të jesh i mirë në gjithçka. Kur ta përfundoj karrierën si trajner, do të më gjeni duke luajtur golf”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...