Messi: Për ta fituar Championsin nevojiten lojtarët më të mirë, Griezmann është një ndër ta

PUBLIKUAR

Lionel Messi ia ka bërë me dije Barcelonës tërthorazi se për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube ku ka vuajtur në disa vitet e fundit, duhet të transferojë lojtarë si Antoine Griezmann.

Nga kampi i Argjentinës në Barcelonë, gjatë përgatitjeve për Botëror, Lionel Messi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Sport, ku foli edhe për sulmuesin francez, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se a është Griezmann lojtar që i duhet Barcelonës, argjentinasi ka thënë se s’e di nëse sulmuesi është prioritet po thekson se është i pajtimit se klubit i duhen lojtarët më të mirë për të fituar.

“Nuk e di nëse ai është prioritet. Jam i pajtimit se për ta fituar Ligën e Kampionëve përsëri duhet t’i kemi lojtarët më të mirë. Dhe Antoine Griezmann është njëri prej tyre. Nëse klubi e blen, super. Nuk e di nëse është prioritet. Mund vetëm të them se për ta fituar Ligën e Kampionëve duhet t’i kesh lojtarët më të mirë. Dhe ai është shumë i mirë”, ka thënë Messi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...