Anësori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez do t’i bashkohet Manchester Cityt gjatë kësaj vere.
Sipas Daily Mirror Mahrez te kampioni i Premierligës është pothuajse punë e kryer, transmeton Gazeta Express.
Algjeriani ishte shumë afër të transferohej te skuadra e Pep Guardiolas në janar, por marrëveshja dështoi sepse Leicester kërkonte 90 milionë euro për shërbimet e tij.
Tani, Leicester është i gatshëm t’i mbushë arkat nga shitja e tij, me Cityn që është duke i finalizuar pikat e fundit të marrëveshjes para se ajo të bëhet publike


