Zlatan Ibrahimovic e ka udhëhequr LA Galaxy drejt fitores në MLS të shtunën mbrëma, duke i realizuar dy nga tri golat e fitores.
Sulmuesi suedez e realizoi dygolëshin e tij të dytë në tri ndeshje duke i ndihmuar Galaxy të fitoi 3-0 ndaj Real Salt Lake, transmeton Gazeta Express.
Iu desh një orë e plotë Galaxy të kalojë në epërsi, kur Ibrahimovic e shfrytëzoi gabimin trashanik të portierit Nick Rimando.
Ibra e dyfishoi epërsinë gjashtë minuta më vonë, para se Ola Kamara ta vuloste fitoren tetë minuta para përfundimit të takimit.
Galaxy tani ka vetëm dy pikë më pak se vendi i gjashtë, Portland Timbers. /Gazeta Express/


