Nabil Fekir në Liverpool? Lyon me komunikatë zyrtare

PUBLIKUAR

Lyoni e ka mohuar se Fekiri është shumë pranë kalimit te Liverpooli.

Goal, nga burime të sigurta dje deklaroi se anësori 24 vjeçar, Nabil Fekir, është shumë afër kalimit te Juventusi dhe se kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u zgjidhur, lajm që bëri bujë në mediat britanike, që gjithashtu e quajnë si punë të kryer këtë blerje për ekipin e Jurgen Klopp.

Por, këto i ka mohuar kategorikisht Lyoni përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

“Informatat për transferimin e Nabil Fekir janë gënjeshtra. Olympique Lyon kategorikisht i mohon këto informata nga mediat për transferimin e Nabil Fekir te klubi i Liverpoolit”, shkruan klubi francez.

“Në këto ditë transferimi, ku thashethemet janë shpesh të pranishme, Lyon dëshiron të rikujtojë se duhet të bazohen vetëm në informatat që do të dalin nga ana e klubit”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...