Cancelo refuzon Wolvesin për Juventusin

PUBLIKUAR

Juventusi është duke u interesuar seriozisht për Cancelon, që mund t’i shpëtojë Interit nga duart.

Joao Cancelo, që sezonin 2017/18 ishte i huazuar te Interi, preferon kalimin te Juventusi para Wolverhampton Wanderers.

Sipas “Superdeporte”, “Zonja e Vjetër” është duke u interesuar seriozisht për mbrojtësin e djathtë dhe marrëveshja mund të arrihet për 40 milionë euro.

Interi kishte opsionin e blerjes por për shkak të fair-play financiar, ende nuk ka vendosur të shpenzojë në merkato.

“Mediaset Premium” raporton gjithashtu se portugezi ka marrë ofertë të “çmendur” nga skuadra e sapo promovuar në Premierligë, por lojtari dëshiron të qëndrojë në Serie A, nëse jo te Interi, Juve po bën gjithçka për t’i siguruar shërbimet e 24 vjeçarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...