Agjenti: Politano drejt Interit

PUBLIKUAR

Anësori i Sassuolos, Matteo Politano ka konfirmuar se ata janë duke “punuar” për një marrëveshje me Interin, pavarësisht se lojtarin po e kërkon Napoli, Milan dhe Roma

Sulmuesi mbush 25 vjet në gusht dhe kishte sezonin më të mirë këtë vit duke shënuar 11 gola dhe bërë 5 asiste në 39 ndeshje në Serie A dhe Coppa Italia.

“Ne jemi duke punuar me Politanon që ta dërgojmë në Inter. Ata janë të interesuar”, tha agjenti i ti Davide Lippi për Sky Sport Italia.

Lippi ishte edhe sot në qendrën e kaltërzinjve për të diskutuar për rinovimin e kontratës së portierit Tommaso Berni.

Politano ishte thënë se do të transferohej në janar në Napoli, por nuk u arrit që letrat e tij të përfundojnë me kohë.

Çmimi i tij thuhet se është 25 milionë euro, por ai mund të rritet për skuadrat që janë jashtë Italisë. /GazetaExpress/ 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...