“Luftë” mes United e City për Kovacicin?

PUBLIKUAR

Kovacic është duke u kërkuar nga dy klubet e Mançesterit, United e City.

Mateo Kovacic është duke pritur emërimin e trajnerit të ri pas largimit të Zinedine Zidane dhe nëse nuk i premton më shumë minuta, do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Këtë e bëri të ditur vet lojtari, që ka alarmuar klube të mëdha Evropiane.

Përveç Juventusit, Milanit e Interit, tani edhe Manchester United e Manchester City janë duke u interesuar për 24 vjeçarin, që ka startuar vetëm 18 herë në të gjitha garat nën urdhëratë e Zinedine Zidane në edicionin 2017/18.

“Daily Mail” raporton se pas transferimit të Fred, Jose Mourinho me shumë dëshirë do ta transferonte në “Old Trafford” edhe mesfushorin kroat, për të cilin tashmë është duke përgatitur një plan në fshehtësi.

Kurse Man City i Guardiolës e shikon atë si një alternativ të mirë nëse dështon transferimi i mesfushorit të Napolit, Jorginho.

Kovacic është pjesë e Realit që nga viti 2015, ku ka bërë 109 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 3 gola.

Ai ka fituar tituj të shumtë në “Santiago Bernabeu”, veçuar këtu tri Liga të Kampionëve me radhë, ku Real Madridi shkroi histori. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...