“Nuk dua që Neymari të shkojë në Madrid”

PUBLIKUAR

Messi e ka përsëritur, nuk do që Neymari t’i bashkohet Real Madridit.

Neymar, që u transferua nga Barcelona te PSG-ja sezonin e ardhshëm për 222 milionë euro, lidhet me një kthim të mundshëm në Spanjë, por jo te Barça – Reali insiston për 26 vjeçarin.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, edhe njëherë e ka përsëritur se nuk do që ish shoku i skuadrës, Neymari, t’i bashkohet Real Madridit.

Messi do ta dëshironte sërish në Barcelonë, por e pranon se është pothuajse e pamundur.

“Nuk do të doja që Neymari t’i bashkohet Madridit. Do ta doja që ai të kthehej në Barcelonë, edhe pse e di se nuk do të ndodhë, ose është shumë e vështirë që të ndodhë, por do të ishte diçka fantastike”, deklaroi Messi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...