Një ndër favoritët për të triumfuar në Rusi, Spanja, ka humbur dy vende në renditjen e re të FIFA-s.
FIFA ka publikuar renditjen e re para Kupës së Botës dhe pas disa miqësoreve të zhvilluara.
7 pozitat e para nuk ka pasur ndryshime, me Gjermaninë që vazhdon të konsiderohet si Kombëtarja më e mirë në botë.
Ndryshimi drastik është Spanja, e cila ka humbur pozitën e tetë, ajo tani renditet në atë të 10-të.
Kosova ka pasur ngritje fantastike, duke rikuperuar 11 vende pas fitores së madhe kundër Shqipërisë. Kurse Kombëtarja shqiptare ka humbur dy vende, pas disfatave kundër “Dardanëve” dhe Ukrainës, shkruan Gazeta Express.
Ja 10 Kombëtaret më të mira sipas FIFA-s.





