Babai dhe agjenti i Rafinhas ka konfirmuar që Interi do të takohet me Barcelonën “javën e ardhshme” ku do të vendoset për të ardhmen e mesfushorit
Rafinha ka pasur një sezon produktiv në huazimin në Inter gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, duke i ndihmuar ata që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, por Luciano Spalleti ka pranuar kohëve të fundit që klubi nuk mund ta paguaj shumën prej 35 milionë eurosh që e kërkon Barcelona për brazilianin.
“Ne ende jemi duke pritur. Interi dhe Barcelona do të takohen javën e ardhshme për të zgjidhur këtë problem por nuk dihet çfarë do të ndodh”, ka thënë ish lojtari i Fiorentinas Mazinho për Goal.com.
“Mos paraqitja në Botëror? Nuk është e lehtë për një lojtar i cili ka pasur sezon të mirë përkundër lëndimeve. Tani ai është në formë të mirë dhe shpresojmë që më mos të lëndohet”. /GazetaExpress/


