PSG kampion i Francës (Video)

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini është shpallur edhe matematikisht kampion i Francës për sezonin 2014/2015.

Një javë pa përfunduar kampionati, kryeqytetasit kishin nevojë vetëm për një pikë për të mos pritur se si do të zhvillohej derbi ndërmjet Lyonit dhe Bordeaux.

Megjithatë, ata e kërkuan fitoren që nga fillimi dhe shënuan dy herë në pjesën e parë, me anë të Blaise Matuidi (17’) dhe Ezequiel Lavezzi (26’).

Anthony Mounier e shënoi një gol për vendasit në fund të pjesës së parë (40’), ndërsa në pjesën e dytë nuk pati gola.

Ky është titulli i tretë radhazi për Paris Saint-Germainin në Ligue 1 dhe i pesti në histori.

PSG tashmë e ka fituar Kupën e Ligës dhe është në finale të Kupës së Francës (kundër Auxerre) për trofeun e tretë këtë edicion.

Trofeu i vetëm që nuk do ta fitojë ekipi i Laurent Blanc këtë sezon është Liga e Kampionëve, nga ku u eliminua në çerekfinale nga Barcelona. /Telegrafi/

 

Fotografia: AP

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...