Griezmann: S’e di ende nëse do të vazhdoj me Atleticon

PUBLIKUAR

Antoine Griezmann e ka pranuar se ende është i pasigurt nëse do të mbetet pjesë e Atletico Madridit para sezonit të ri 2018/19.

Sulmuesi francez i bëri këto komente gjatë një interviste me mediumin gjerman “Spox.com”, gjatë të cilës foli edhe për maninë për Ligën e Kampionëve dhe situatën në klub, transmeton Gazeta Express.

“Nuk po mendoj për të, ende nuk kam vendosur”, ka thënë Griezmann i pyetur për të ardhmen.

Barcelona është duke treguar interesim të madh tash e një kohë të gjatë për ta transferuar Griezmannin.

Ndërkohë, francezi ka folur edhe për Ligën e Kampionëve, duke treguar se e ka fiksim të fitojë për vete dhe Atleticon.

“Gjithmonë kam dashur ta fitoj Ligën e Kampionëve qysh si fëmijë, gjithmonë ka qenë synimi im”, ka theksuar ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...