Fiorentina ia vë çmimin supet talentit të shumëkërkuar

PUBLIKUAR

Firoentina ka vendosur t’ia vërë çmimin talentit të saj të shumëkërkuar nga klubet evropiane.

Mediat italiane raportojnë se “Viola” do ta lëshojë italianin Federico Chiesa vetëm për ndonjë ofertë që kap shifrën mbi 60 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

20-vjeçari është i biri i legjendës së Fiorentinës, Enrico Chiesas, dhe edicionin të lamë pas pati paraqitje të shkëlqyera, si dhe mahniti në ndeshjet e fundit miqësore për Italinë.

Sipas La Repubblica, Napolit i është refuzuar një ofertë prej 50 milionë euro nga Fiorentina, e cila dëshiron ta mbajë yllin e ri.

Gazeta italiane beson se klubi tuskan do t’i konsiderojë vetëm ofertat mbi vlerën 60 milionë euro. Ndërkohë, edhe Interi është futur në garë për të. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...