Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, ka shpjeguar pse ishte fotografuar në Torino në fund të muajit të kaluar.
Ai ka treguar se kishte qenë në Torino për të marrë pjesë në një aheng ditëlindjeje, transmeton Gazeta Express.
Spanjolli u fotografua me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici në Milano muajin e kaluar, duke nxitur menjëherë spekulime se po rikthej te Juventusi.
Ndërsa gjatë fundjavës u fotografua në Torino me bashkëshorten Alice. Ai tani ka shpjeguar perse ka qenë në Itali në atë kohë.
“Ishim për të marrë pjesë në një aheng ditëlindjeje”, ka shpjeguar ai për SportMediaset.
“Tani për tani nuk di asgjë për të ardhmen time. Po mendoj vetëm për pushime”, shtoi ai. /Gazeta Express/


