Uebsajti ndërkombëtar që merret me të dhënat dhe analizimin e futbollit, CIES Football Observatory, e ka përpiluar dhe publikuar një listë me lojtarët më të vlefshëm në botë, dhe befasitë nuk mungojnë.
Sipas CIES, Harry Kane i Tottenhamit është bërë lojtarë më i shtrenjtë në botë nga pikëpamja e vlerës së tregut të transferimeve, transmeton Gazeta Express.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, anglezi tani vlen 201.2 milionë euro, sipas CIES.
Ai i lë prapa në vendin e dytë dhe tretë yjet e PSG-së, Neymarin, që vlen 197.5 milionë euro dhe Kylian Mbappen, që vlen 186.5 milionë euro.
Top 5-shën e plotësojnë Lionel Messi (184.2 milionë euro) dhe Mohamed Salah (171.3 milionë euro).
Cristiano Ronaldo i Real Madridit tani vlen 103.4 milionë euro dhe është vetëm lojtari i 24-të më i shtrenjtë në botë, sipas CIES
Më poshtë lista e plotë me lojtarët më të shtrenjtë në botë, sipas CIES. /Express/










