Luftimet në Kumanovë, Fatlum Vishesella nga Rufci dyshohet se është vrarë ?

PUBLIKUAR

Gazetari Milaim Zeka ka kontestuar listën me emrat 10 e të vrarëve në Kumanovë, të publikuar nga mediat online.

Zeka ka thënë se nuk duhet ngutur për të publikuar emrat e të vrarëve pa i konfirmuar zyrtarisht ato, pasi me këtë lëndohen shumë familje.

Ai në emisionin “Debat” në RTK ka thënë se kjo listë nxjerrë një informacion 100% të rrejshëm.

Zeka thotë se njëri që ndodhet në këtë listë quhet Samit Destani, ndërsa në listë paraqitet me mbiemrin Kastrioti, gjë që sipas tij ai pseudonimin e ka të tillë.
“Nuk guxojmë të publikojmë emra të këtyre personave pa i konfirmuar. 95% të këtyre djemve që kanë rënë në Kumanovë, janë djemë të kristaltë, që kanë marrë pjesë në tri luftërat shqiptare”, ka thënë gazetari Zeka, i cili përmes një shkrimi të tij kishte ngritur dyshimin se disa nga të vrarët mund të jenë nga Lindja e Mesme, por të gjymtuar për t’u paraqitur si shqiptarë të Kosovës.


 

Ndërsa Portali ShqipMedia shkruan se Autoritetet kosovare në Shkup kanë identifikuar personat e vrarë në Kumanovë. Përvec Nusret Kaloshi i cili është nga Shkupi të gjithë tjerët janë nga Kosova. 

Fatlum Vishisella nga Rufci i Lipjanit dyshohet se është vrarë në luftimet në Kumanovë, LipjaniNews merr vesh se familjaret janë informuar. LipjaniNews është duke u munduar ti kontaktoj familiarët.  

 

Xhafer Zimberi – 1972
Valon Kabashi – 1985
Turgaj Gashi – 1978
Arben Rexhaj – 1971
Samit Kastrioit – 1975
Hisen Rushiti – 1965
Fatlum Vishesella – 1983
Mirsad Ndrecaj – 1979
Beg Rizaj – 1977
Nusret Kaloshi -1975.

 

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...