Balotelli mund të mbetet në Francë

PUBLIKUAR

Marseille dëshiron të transferojë sulmuesin italian të Nice, Mario Balotellin.

Përfaqësuesi italian pritet të largohet nga Nice pas dy viteve të suksesshme, por mund të mbetet në Ligë 1 të Francës, pasi finalisti i Evropa Ligës, Marseille është duke shfaqur interesim të madh për të, sipas France Football, transmeton Gazeta Express.

Marseille, megjithatë, do të përballet me konkurrencë të fortë për t’i siguruar shërbimet e Super Marios, nga Monaco dhe disa klube italiane.

Ish-sulmuesi i Interit, Manchester Cityt dhe Milanit i ka shënuar 26 gola në 38 ndeshje për Nice këtë sezon. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...