Rauli, Zidane i radhës në Real Madrid

PUBLIKUAR

Real Madridi shpreson ta zhvillojë një plan për t’i ndihmuar ish-sulmuesin Raul Gonzales, që ai t’i ndjekë hapat se Zinedine Zidane si trajner i ekipit të parë të Realit, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Legjenda e klubit madrilen është në proces të marrjes së licencave të trajnerit të UEFA-s dhe punën do ta nisë në sistemin e të rinjve, para se përfundimisht ta ndjekë rrugën drejt ekipit të parë, sipas gazetës spanjolle, përcjell Express.

Edhe pse Raul nuk do të jetë pasues i menjëhershëm i të larguarit Zidane, drejtuesit e Madridit shpresojnë se ai do ta marrë drejtimin e skuadrës së parë brenda disa viteve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...