Belgjika dhe Portugalia janë ndarë baras pa gola në një ndeshje miqësorë të shtunën mbrëma në Bruksel.
Belgjika e Adnan Januzajt e priti në Bruksel kampionin aktual evropian, Portugalinë që kishte udhëtuar pa kapitenin Cristiano Ronaldon, në një ndeshje përgatitore para Kupës së Botës që nis pas dy javësh në Rusi, e cila u mbyll 0-0, raporton Gazeta Express.
Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, u fut në fillim të pjesës së dytë dhe pati 45 minuta të plotë për ta dëshmuar veten para se trajneri Roberto Martinez të vendosë se kush do të shkojë në Rusi përfundimisht.
Transmetuesi belg ka raportuar se Januzaj nuk do t’ia dalë të jetë pjesë e 23 futbollistëve që shkojnë në Rusi, edhe pse ai u ftua në listën fillestare dhe po luan në miqësoret e Belgjikës.
Si në rezultat ashtu edhe në teren, Belgjika dhe Portugalia zhvilluan ndeshje mjaft të barabartë.
Belgjika do të luajë kundër Anglisë, Tunizisë dhe Panamasë në Grupin G në Kupën e Botës.
Ndërsa, Portugalia në Grupin E kundër Spanjës, Iranit dhe Marokut.
/Gazeta Express/


