Çfarë po ndodh te Reali, iku Zidane, në radhë janë Ronaldo e Bale, tani edhe Kovacic paralajmëron largimin

PUBLIKUAR

ku Zidane, Ronaldo e Bale paralajmëruan në natën e finales se mund të largohen gjithashtu, tani edhe Kovacic ka dhënë sinjale se mund t’i thotë lamtumirë Madridit.

Pavarësisht triumfit në Champions League, ku Real Madridi shkroi histori duke triumfuar në këtë garë për herë të tretë me radhë, kampioni nuk po kalon ditë të mira dhe rrezikon ndryshime të mëdha në skuadër.

Të parët që paralajmëruan se mund të largohen, ishin Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.

Përderisa ata vetëm paralajmëruan dhe ende gjend aty, befasisht u largua njeriu që shkroi histori dhe që bëri ky Real të lulëzojë, Zinedine Zidane.

Tani, duke shprehur dëshirën për të qëndruar në “Santiago Bernabeu”, Mateo Kovacic tha se nuk mund ta bëjë këtë nëse nuk i premtohen më shumë minuta nga trajneri i ri.

“Besoj se do të luaj më shumë, qoftë në Real apo diku tjetër”, u shpreh Kovacic.

“Tani është koha që unë të luaj”.

“Oferta? Jam nën kontratë me Realin dhe shpresoj të mos komentoj për klube tjera”, shtoi Kovacic, duke dhënë sinjale se dëshiron të qëndrojë në Madrid, por vetëm nëse i premtohen më shumë minuta me trajnerin e ri, në të kundërtën do të largohet pa filluar mirë sezoni.

Kovacic u transferua në Madrid në vitin 2015 nga Interi dhe për 3 vite, ai ka fituar 9 trofe, 3 Champions League nën urdhëratë e Zinedine Zidane, i cili befasisht i tha lamtumirë Realit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...