Butland pritet ta zëvendësojë Courtoisin te Chelsea.
“Blutë e Londrës” pritet ta humbasin portierin, Thibaut Courtois, dhe tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e belgut.
Sipas Daily Mail, objektivi numër një ishte ai i Romës, Alisson, por për shkak të shumë klubeve të interesuara në brazilianin, Chelsea ka kthyer interesimin kah portieri i Stoke City, Jack Butland.
Alisson nuk do të largohet Roma për një çmim të lirë dhe për këtë Chelsea ka hedhur sytë kah Butland të cilin mund ta marrë me një çmim të volitshëm. /Gazeta Express/


