“Cristiano dëshiron të kthehet në Manchester United”

PUBLIKUAR

Capello beson se këtë verë, Ronaldo do të kthehet në “Old Trafford”.

Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë për Jose Mourinhon dhe do të mirëpriste një kthim te Manchester United, thotë ish trajneri i Real Madridit, Fabio Capello.

“Ishte bukur të luaja për Real Madridin, pas disa ditësh do të flas…”, ishin fjalët e Roanldon pas finales së Champions League, ku Real Madridi e mposhti 3-1 Liverpoolin.

Ka vite që flitet për një rikthim të CR7 në “Old Trafford”, aty ku u zhvillua si lojtar. Sipas Capellos, më në fund këtë vit do të realizohet gjithçka.

“Mendoj se Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet te Manchesteri, të luajë për Unitedin nën urdhëratë e bashkëkombësit, Jose Mourinho”, deklaroi Capello për Sky Sport Italia.

“Real Madridi duhet të tentojë të zëvendësojë Ronaldon sa i përket golave që shënon dhe emri i vetëm i gatshëm këtë moment është, Robert Lewandowski”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...