“Icardi është i lumtur në Inter, besoj se do të qëndrojë”

PUBLIKUAR

Skriniar beson se Icardi do të qëndrojë te Interi.

Mauro Icardi ende nuk e di se çfarë do të bëjë me të ardhmen, pavarësisht se interi siguroi Ligën e Kampionëve në sfidën e fundit të Serisë A, duke e mposhtur rivalin direkt, Lazion.

Për lojtarin janë duke u interesuar klube të mëdha evropiane, veçuar Chelsea, Bayern Munich e PSG.

Por, mbrojtësi i ri i Zi Kaltërve, Milan Skriniar, beson se ai do të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”.

“Icardi? Nuk mund të flas për të, ai duhet të jetë i lirë që të marrë vet vendime. Por, e di se ai është shumë i lumtur këtu, është golashënuesi ynë më i mirë dhe mendoj se do të qëndrojë me ne”, deklaroi 23 vjeçari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...