Tifozi i Man Unitedit bën tatuazh natën më të tmerrshme të Kariusit

PUBLIKUAR

“Karius është legjendë”, ky është tatuazhi që e ka bërë në këmbë e djathtë një tifoz i Manchester United, i shoqëruar nga data e finales së Ligës së Kampionëve (26-05-2018).

Gabimet e Karius në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit vazhdojnë të komentohen.

Shumë tifozë të Manchester United, rivalit të përjetshëm të Liverpoolit, janë gëzuar natën kur ekipi i Jurgen Klopp humbi ndeshjen dhe nuk arriti të fitojë Championsin pas 13 viteve, hera e fundit që ka triumfi është viti 2005.

Diksutimet mes tifozët të Unitedit e Liverpoolit kanë qenë të vazhdueshme në rrjetet sociale. Por, njëri ka shkuar edhe më larg.

Sipas një publikimi të  Daily Star, një tifoz i “Djajve të Kuq”, në mënyrë ironike, ka bërë tatuazh ku ka shkuar “Karius është legjendë” si dhe datën e finales, 26-05-2018.

Liverpooli humbi finalen 3-1 kundër Real Madridit pas dy gabimeve amatoreske nga Karius, që ia mundësoi ekipit të Zinedine Zidane të shkruajë histori, duke e fituar tre herë me radhë Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...