Yacine Adli pritet ta veshë fanellën e “Topçinjve” sezonin e ardhshëm.
Arsenali ka nisur të mendojë për merkaton dhe Unai Emery mendon t’i bëjë një shaka të kripur ish ekipit të tij. Paris Saint Germain.
Topçinjtë janë shumë pranë akordit me mesfushorin e talentuar Yacine Adli i cili ka refuzuar rinovimin me parizienët për të pranuar projektin e klubit anglez.
Për 17-vjeçarin njëkohësisht interesoheshin Bayern Munchen dhe Real Madrid, por zgjedhja e tij është Arsenal teksa ka marrë edhe garanci nga ana sportive nga trajneri Unai Emery. /Gazeta Express/


