Veteranët do të rinovojnë me Juventusin

PUBLIKUAR

Juventusi do t’iu ofrojë kontrata të reja dy veteranëve, Andrea Barzagli dhe Giorgio Chiellini.

“Zonja e Vjetër” fitoi Scudetton për herë të shtatë me radhë, por një numër i madh i lojtarëve kyç do të largohen këtë verë.

Kapiteni, Gianluigi Buffon, do të largohet, gjithashtu edhe Stephan Lichtsteiner e Kwadwo Asamoah, nuk përjashtohet largimi edhe i Claudio Marchisios.

Veteranët duket se po largohen, por jo të gjithë, pasi Gazzetta dello Sport raporton se “Zonja e Vjetër” do t’i ofrojë rinovimin e kontratave dyshes, Barzagli e Chiellini.

Andrea Barzaglit i është ofruar kontratë 1 vjeçare, që do të qëndrojë në “Allianz Stadium” deri në qershor të vitit 2019, kur t’i ketë mbushur 38 vjet.

Në anën tjetër, sipas Gazzetta dello Sport, Chiellini ka fituar kontratë dy vjeçare dhe do të luajë sezonet e 14 dhe 15 me fanellën e “Zonjën e Vjetër”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...