Bale “i lodhtë”, pesë vjet në Spanjë dhe nuk di spanjisht

PUBLIKUAR

Uelsiani pritet që të largohet nga Spanjë këtë verë, por ish vendasi i tij e ka kritikuar atë që nuk e ka mësuar spanjishtën edhe pse është në Spanjë që 5 vite

Gareth Bale është përballur me kritika nga ish trajneri i Real Madrid John Toshack pasi që ka dështuar të mësojë spanjishten edhe pse ka pesë vite që është në Santiago Bernabeu.

“Ai është një lojtarë ndryshe nga shokët e tij të skuadrës. Ai nuk dëshiron që të flet në konferenca për shtyp dhe është shumë e tmerrshme pasi që ka disa kohë në Spanjë dhe ai nuk e flet këtë gjuhë”, ka thënë ai për Cadena Ser.

“Kur shkoni të luani në një vend tjetër, e ke obligim së paku të provosh. Njerëzit gjithmonë mendojnë mirë për ju dhe ju duheni që të përpiqeni që ta arrini këtë për respekt”.

Toshack, i cili ishte trajner për dy sezone në Madrid në karrierën e tij, po ashtu e ka mbështetur Zidane që shpesh ka vendosur ta largojë Bale nga formacioni kryesor.

Ai mund të jetë lojtar i madh me një profil “galaktikë” por disa gjëra duhet kuptuar.

“Nëse do të ishit në situatën e Zidane do ta kuptonit. Nëse analizoni lëndimet ju e shihni që nuk janë normale. Bale do të ishte padyshim një startues nëse nuk do të kishte pasur probleme me lëndime”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...